Nga Vendi
22 September 2021
Sylejman Selimi i jep fund debatit: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është deklaruar lidhur me temën se a ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesë e UÇK-së apo jo.

Në emisionin A23 në ATV, Selimi tha se Kurti ka qenë ojesë e UÇK-së dhe janë takuar me të disa herë gjatë luftës, shkruan Reporteri.net.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jemi takuar disa herë gjatë luftës me të.”, deklaroi ai.

Po ashtu Selimi ka thënë se Kurti është dëshmuar edhe para luftës dhe se ka qenë shumë më i rrezikuar në zyrën në Prishtinë.

Kjo deklaratë e ish-komandantit të UÇK-së erdhi pas debatit të ashpër në mes të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe kryeministrit Kurti, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit.

Tahiri në fjalën e tij iu drejtua Kurtit me fjalët se ai s’ka qenë çlirimtar sikur ish-presidenti, Hashim Thaçi, por viktimë e regjimit.

“Qe dy herë që shkon në Bruksel dhe e bëni temë çështjen e UÇK-së në Bruksel. Sot neve na udhëheq një njeri që është viktimë e atij regjimi. Unë kisha dashtë që ti me kanë luftëtar çlirimtar po s’je, je viktimë. As viktimë s’kisha pas qejf me kanë, por je. Pra ti komplekset e tua nuk mundesh m’i shëru kaq lehtë, kanë me të përcjell sa të jesh në politikë, sepse Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e ti je viktimë i atij regjimi. Ka me të mundu gjatë, po qa me të bo”, kishte deklaruar Tahiri në Kuvend.

Kurti duke iu kundërpërgjigjur Tahirit i kishte thënë t’i pyeste Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën nëse ka qenë pjesë e UÇK-së ose jo. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE akuzon ish-ministrin Venko Filipçe për ndërtimin e spitaleve modulare KOVID pa standarde31 May 2025
Isen Shabani nis vitin 2026 me fushatë intensive dhe mbështetje të gjerë qytetare 6 January 2026
Ted Kopliku në Forumin Botëror për Demokracinë: “Demokracia mund të rilindë vetëm përmes pjesëmarrjes dhe besimit”13 November 2025