Nga Rajoni
24 September 2021
Vulin përsërit këcënimin: Ushtria serbe është në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se një Serbi e fortë është garantuese e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke shtuar se trazirat e marsit 2004 nuk do të përsëriten më kurrë.

Vulin shtoi se xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të  Vuçiqit, dhe se është “gati, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por siç tha ai, më e rëndësishmja shumë e motivuar, për të mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.net.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët për të ulur tensionet, Vulin theksoi se sipas Serbisë, Marrëveshja e Brukselit është shkelur në mënyrë flagrante dhe se qëllimi i Prishtinës është të destabilizojë të gjithë rajonin.



Të ndryshme
Më shumë
Dafina Zeqiri emocionon me urimin për ditëlindjen e parë të djalit të saj17 July 2026
Ali Ahmeti pret në takim kryetarin e ri të TDP-së, Zülfikar Zeynula: “Rëndësi e veçantë bashkëpunimit ndërkomunitar për të ardhmen e vendit” 1 July 2025
Pas sjelljes së tmerrshme të Fifit, reagon shoqja e saj e ngushtë25 October 2021