Nga Vendi
27 September 2021
Zgjedhjet në gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë kanë qenë mes mysafirëve të ambasadores gjermane, Anke Hollshtajn e cila ka organizuar pritje me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Ne fotografinë e publikuar në profilin në Fejsbuk të Doçje Veles, Zaevi dhe Mickoski janë nën shoqërim të ambasadores Hollshtajn.

“Zgjedhjet në Gjermani sonte kanë bashkuar kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Nën shoqërim të ambasadores Anke Hollshtajn, me salsiçe dhe birrë po ndiqen rezultatet e dramës zgjedhore në Gjermani”, shkruhet në publikimin në Fejsbuk të Dojçe Veles.

Mes mysafirëve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorë tjerë të huaj.



Të ndryshme
Më shumë
zinédine zidane favoriti për trajner të francës pas kupës së botës 202629 March 2026
Trump thërret samitin e parë të “Bordit të Paqes” për rindërtimin e Gazës, Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse 7 February 2026
Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të çlirimtarëve22 September 2026