Nga Rajoni
23 June 2020
Berisha: Basha, kryeministër në 2021. Ja këshilla ime për opozitën

Lulzim Basha do të jetë kryeministër i vendit në vitin 2021”.

Kështu u shpreh gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE”.

Sa i përket opozitës, Berisha pati edhe një këshillë: afrimin e elitës shqiptare nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të jetë deputet vitin e ardhshëm, Berisha u shpreh se nuk ka një projekt konkret por shtoi se, për të qenë në politikë nuk ka nevojë për mandat.



Të ndryshme
Më shumë
Kriza energjetike, Rama: Jemi përgatitur për ta përballuar19 October 2021
Limani: Investimi në fëmijë, themel i zhvillimit ekonomik dhe kapitalit njerëzor 6 May 2026
Osmani: Shqiptarët janë të përjashtuar nga punësimet dhe avansimet nëpër institucionet shtetërore24 May 2025