Nga Vendi
27 September 2021
Korridori 8-të, Grubi: Shkurtojmë rrugën deri në bregdetin shqiptar

Shkup – Më tej gjatë intervistës së tij për Report Tv, Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe mbi projektin e rëndësishëm të Korridorit 8, i cili tashmë ka nisur të del në pah. Grubi ka theksuar se realizimi i këtij projekti do të shkurtojë shumë rrugën për në bregdetin shqiptar.

“Jo nuk është parashikuar ne po e bëjmë pavarësisht. Kemi miratuar ligjin në kuvend. Tashmë jemi ne negociata me kompaninë Bechtel Enka që ka ndërtuar autostradat në Shqipëri dhe në Kosovë.

Javën tjetër pritet të vijë presidenti i Bechtel dhe të bisedojmë më shumë për detajet. Bëhet fjalë për zgjerimin e autostradës Tetovë-Gostivar, ndërtimi i autostradës prej Gostivarit drejt Kërçovës dhe prej Kërçovës në Ohër tashmë është duke u ndërtuar dhe pastaj degëzimi për në Strugë dhe në Qafë – Thanë.

Nga Shkupi deri në Qafë-Thanë do arrihet për 1 orë e gjysmë dhe në bregdetin shqiptar për 2 orë e gjysmë në Durrës dhe 3 orë e gjysmë në Vlorë, çka do ta ndihmonte shumë edhe turizmin në Shqipëri dhe lëvizjen e lire”, ka theksuar Grubi./TetovaExpres



Të ndryshme
Më shumë
MPB: 49-vjeçari i mbytur në Liqenin e Ohrit ka qenë nën ndikim të alkoolit 4 July 2020
Abrashi përjashton koalicionin LVV-PDK, komenton raportin me Osmanin27 March 2026
Shtetasit e Shqipërisë dyshohen për transport ilegal të emigrantëve në Maqedoni18 November 2025