Nga Vendi
27 September 2021
Apasiev: Persona të njëjta regjistrohen edhe në Maqedoni edhe në diasporë

Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, pesë ditë para përfundimit të regjistrimit të popullsisë thotë se po ndodh regjistrim i dyfishtë, përkatësisht persona të regjistruar jashtë vendit mund të regjistrohen edhe në Maqedoni.

“Persona të cilët janë regjistruar në prill, tani janë kthyer dhe regjistrohen për herë të dytë. Sitemi nuk i jep të regjistruar.

Njeriu është regjistruar në Austri, tani në shtëpi gruaja e tij sërish e regjistron sikur të jetë këtu. Familjen e shpërngulur në Zvcicër para disa viteve i regjistron gjyshi sikur të jenë këtu”, shkroi Apasiev.

Ai shton se plani për falsifikimin e regjistrimit të popullsisë ka dështuar.
“S’kanë kohë të na kërcënohen me dënime, as t’i regjistrojnë për shkak se do të pranojnë se qindra mijëra maqedonas kanë refuzuar të regjistrohen”, tha mes tjerash Apasiev



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Shqipëria nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së12 July 2026
MPB: 355 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse30 July 2020
Vdes ‘Tarzani’ i jetës reale, jetoi 40 vjet në xhungël14 September 2021