Nga Rajoni
27 September 2021
“Na thave zemrat o Endrit”, vdes djaloshi...

I riu nga Drenasi, Endrit Qorri, ka ndërruar jetë sot.

Për vdekjen e tij njoftoi kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ngushëlloi familjen për këtë humbje.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk u konkretizuan, por Lladrovci e cilësoi vdekjen e tij si lajm tragjik.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta e të riut, Endrit Qorri. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Qorri, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, shkruhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq nëna e të ndjerit në një postim në Facebook ka njoftuar se varrimi i djalit të saj do të mbahet sot në orën 18:00.

Kurse kushërira e tij ka shkruar se vdekja e Endritit ua ka tharë zemrat.

“Na thave zemrat o Endrit – djali migjes”, ka shkruar ajo në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Studiuesit amerikanë thonë se vaksinat e Pfizer dhe Moderna sigurojnë mbrojtje nga COVID-19 për disa vite30 June 2021
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021
Tayna flet për bashkëpunimet ndërkombëtare (VIDEO)22 August 2020