Nga Vendi
28 September 2021
Zaev: Kemi ofertën më të mirë!

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nga Manastiri tha se ata kanë ardhur për ta ofruar më të mirën për këtë qytete për këtë komunë.

“Ajo më e mira ka emrin dhe mbiemrin Hristo Kondvoski. Kandidati për kryetar, edhe 31 emra dhe mbiemra si kandidat për këshillin.

Jam i bindur se edhe ju jeni të bindur se më e mira për komunën tuaj është diçka që nuk duhet ta lëshonin nga dora. Unë e di këtë, ju e dini këtë. Hajde së bashku të fitojmë.

A duhet unë që të falë për karakteristikat e Hristos kur ju e dini se kush është çfarë është. Njeri qytetar, biznesmen, njeri me zemër dhe duar shtruar për të gjithë qytetarët”, tha Zaev, raporton SHENJA.



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret30 September 2026
Edi Rama në Paris, takim me Macron në Pallatin Élysée22 June 2026
BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet12 September 2026