Nga Vendi
29 September 2021
Mariçiq: Qëllimi është që regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot ka folur në lidhje me përfundimin e procesit të regjistrimit.

Ai tha se nga vlerësimet e Entit Shtetëror të Statistikave, do të merren vendimet e mëtejshme për regjistrimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“ESHS po bënë përpjekje maksimale që deri në ditën e nesërme të kompletohet regjistrimi. Qëllimi ynë është të regjistrohen të gjithë qytetarët dhe të mos mbetet asnjë. Informacionet deri sot janë se janë regjistruar 1.8 milionë qytetarë”.

“Ka kohë edhe nesër dhe nga ajo që di është se në disa rajone ka përfunduar regjistrimi dhe ata regjistrues që e kanë përfunduar regjistrimin, ndihmojnë atje ku ka nevojë. Janë hapur pika shtesë ku qytetarët mund të regjistrohen vetë, nëse nuk kanë qenë në shtëpi ose për ndonjë arsye tjetër nuk janë regjistruar”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me ESHS-në dhe se në bazë të vlerësimeve të tyre do të merren vendime./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Oksfordi publikon një studim mbi Covid-19: Çfarë do të ndodhë me maskat24 September 2021
Mickoski në Bruksel: Nuk është vlerë Evropiane të prekësh veçantinë e një populli29 June 2021
Rama: “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të bëhet, të gjithë do të vijnë aty herët a vonë28 September 2021