Sport
28 March 2026
Kombëtarja shqiptare niset për Valencias pa Ajetin dhe Ramadani

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot udhëtimin drejt Valencias ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars. Dy lojtarë nuk do të udhëtojnë me ekipin: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe sipas vlerësimeve të para ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë. Ai do të kthehet në klub për vlerësime të mëtejshme. Ndërkohë, Ylber Ramadani do të mungojë pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe gati për të lindur.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Drejtësi për Klodianin: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme10 December 2020
Ahmeti për thirrjen e tryezës së partive shqiptare: Radhën e kishte PDSH-ja (VIDEO)10 August 2020
Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë – lajmi i ëmbël zbulohet pas një muaji14 May 2025