Nga Vendi
30 September 2021
Një shtetas i RMV-së kapet me drogë në Gjermani

Policia gjermane ka kapur 23 kilogram kokainë në vlerë prej miliona eurove. Droga është kapur nga policia kufitare në Lindau dhe policia e autostradës A7, në afërsi të tunelit Fisen, që lidh Austrinë me Gjermaninë.

Droga është kapur në një makinë të tipit Citroen, që po drejtohej nga 41-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Të martën policia gjermane njoftoi se pas kontrolleve në makinën Citroen është gjetur droga e vendosur në bunker të posaçëm, ndërsa tek shtetasi maqedonas janë kapur edhe para të gatshme, vlera e të cilëve nuk bëhet e ditur.



Të ndryshme
Më shumë
Debati për flamurin në Kuvend, përplasja Shaqiri – Mickoski merr jehonë në media rajonale27 February 2026
Shasivari pranon postin e Ministrit të Drejtësisë, premton integritet dhe transparencë 2 July 2026
Vrau në mënyrë tinëzare bashkëshorten e tij! Këto janë arsyet pse Naim Murseli kërkon ulje të dënimit me burgim të përjetshëm12 October 2026