Nga Vendi
2 July 2026
Shasivari pranon postin e Ministrit të Drejtësisë, premton integritet dhe transparencë

Jeton Shasivari ka pranuar propozimin e koalicionit VLEN për të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke e cilësuar besimin e dhënë si një nder të madh dhe një përgjegjësi të rëndësishme ndaj qytetarëve dhe shtetit. Në reagimin e tij publik, ai falënderoi bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, për mbështetjen, ndërsa theksoi se, nëse emërohet ministër, do ta ushtrojë detyrën me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. “Jam i bindur se vetëm me punë, transparencë dhe respektim të shtetit të së drejtës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie më të drejtë, më efikas dhe më të besueshëm për të gjithë qytetarët”, deklaroi Shasivari. Ai shtoi se synimi i tij do të jetë ndërtimi i një sistemi drejtësie që u shërben qytetarëve dhe prodhon rezultate konkrete, duke theksuar se besimi i dhënë do të justifikohet me “punë të ndershme, përkushtim dhe përgjegjësi institucionale”.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 13 është mbi 20%17 October 2021
QMK: Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 16 vjeçares që u zhduk në ujërat e lumit Vardar28 July 2025
Burri kafshohet nga pitoni që i doli nga guaska e tualetit, përfundon në spital 6 July 2021