Nga Vendi
12 June 2026
Taksistët e Shkupit në prag të protestës: Nëntë vjet probleme të pazgjidhura

Grupi i transportit autotaksi të Qytetit të Shkupit njoftoi se prej nëntë vitesh çështjet e pazgjidhura po rrezikojnë punën e transportuesve dhe sigurinë e pasagjerëve. Taksistët theksojnë praninë e transportuesve të paligjshëm, shoferëve të paparaqitur dhe parregullsive me taksimetrat, duke kërkuar ndërhyrje urgjente institucionale. Revoltën e tyre e ka shtuar refuzimi për lëshimin e licencave për automjete më të vjetra se viti 2011, masë që sipas tyre mund të lërë qindra shoferë pa punë. Nga Qeveria kërkojnë ndryshime ligjore dhe forcim të kontrolleve inspektuese. Nëse gjendja në sektor nuk përmirësohet, taksistët paralajmërojnë protestë në ditët në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
OpenAI rishikon marrëveshjen me Pentagonin pas reagimeve për përdorimin ushtarak të inteligjencës artificiale 3 March 2026
Gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat .28 September 2025
Vuçiq: Nuk është fer që Shkupi dhe Tirana nuk fituan datë për fillim të bisedimeve me BE-në24 June 2021