Nga Vendi
30 September 2021
Administrata në Maqedoni të premten do të punojë deri në ora 16:00

Në vend të 40 orëve, administrata duhet të punojë 36 orë në javë ose 8 orë nga e hëna në të enjte dhe vetëm 4 orë të premten. Kjo parashikohet në Ligjin e ri për shërbyesit Administrativ, i cili tani është në një version draft, i publikuar në ENER, ndërsa i përgatitur nga Ministria për Shërbime Informatike dhe Administratë.

“Puna me orar të plotë e stafit administrativ është 36 orë në javë, domethënë tetë orë në ditë nga e hëna në të enjte dhe 4 orë në ditë të premten, përveç nëse parashikohet ndryshe me ligj dhe / ose marrëveshje kolektive”, tha një nga nenet e ligji.

Orar jo i plotë i punës në shërbimet administrative do të vlerësohet puna më pak se 36 orë në javë, dhe do të ushtrohet në përputhje me ligjin, thuhet në ligj./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nuhiu firmosi shqipen në emblemat e policisë10 August 2020
Zelensky në Serbi: Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës 8 August 2026
Canaj pas vendimit në Hagë: “Ironia më e madhe? Sot po i shoh të festojnë pikërisht mbetjet e Millosheviqit…”16 September 2026