Nga Vendi
1 October 2021
Me 5 tetor hapet regjistrimi për afatin e nëntorit për vizë pune në Gjermani

Lista e pritjes për termine për të ashtuquajturën Rregullorja për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor do të hapet për regjistrim më 5 tetor 2021 në orën 11:00, njoftoi ambasada gjermane në Shkup.

Nga atje shtojnë se Lista do të mbyllet kur të arrihet kontingjenti mujor, kurse ata që nuk do të arrijnë të regjistrohen në nëntor, do të kenë mundësi që të njëjtën ta bëjnë muajin vijues, transmeton Portalb.mk.

Më 1 shtator, në Gjermani hyri në fuqi rregullorja e re e ashtuquajtur Rregulloja e Ballkanit Perëndimor, me të cilën qeveria gjermane edhe pas vitit 2020 iu mundësoi shtetasve të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, BeH dhe Malit të Zi të kenë qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës.

Për të gjithë rajonin janë siguruar 25.000 viza pune, prej të cilave 4.750 për Maqedoninë.



Të ndryshme
Më shumë
Prishtina u mbush me muzikë dhe pozitivitet, Rama: Të pafsha gjithmonë kështu Prishtinë26 June 2026
Fjolla Morina vjen me poza provokuese 8 October 2021
Cristiano Ronaldo largohet nga Arabia Saudite drejt Madridit mes tensioneve të sigurisë 3 March 2026