Nga Vendi
4 October 2021
Maqedoni: 8.200 nxënës do të përfshihen në skriningun e ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot bëri të ditur se në periudhën e ardhshme do të testohen edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Ai tha se kjo do të bëhet në pajtim me prindërit e nxënësve, ndërsa pritet të marrin pjesë 8200 fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas metodologjisë që po punojmë, në periudhën e ardhshme do të testohen nxënësit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Së bashku me ministrinë e Arsimit do të kërkojmë leje nga prindërit. E gjitha kjo bëhet për të pasur një pasqyrë të situatës nëpër shkolla. Nxënësit do të zgjidhen rastësisht. I gjithë procesi do të përfundojë më së voni deri javën tjetër, me të cilën do të dalim edhe me rezultatet”, u shpreh Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia heq kompensimet për mjetet ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë10 August 2021
Pas 1 viti numri i rasteve aktive me covid në Maqedoni bie ndër 1 mijë 7 June 2021
Tri vjet pa Adem Demaçi26 July 2021