Nga Vendi
5 October 2021
Merkel dhe Macron do t’i ulin në një tavolinë Zaevin dhe Radevin

Intensifikohet presioni ndërkombëtar ndaj Bashkimit Evropian për hapjen e dyerve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev do të takohen nesër pak para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Paraprakisht ata do të ulen në takim me Varhejin dhe Janshan. Ndërsa më pas do të kenë takim të përbashkët me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Sipas mediave bullgare takimi i tillë i vendos Gjermaninë dhe Francën në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen edhe të një krize në BE.

Kryeministri Zaev konfirmoi takimet e përbashkëta. Ndërkohë presidenti amerikan i ka theksuar autoriteteve të BE-së se zgjerimi duhet të vazhdojë.

“Biden ia ka theksuar presidentes së KE-së Ursula fon fer Leyen se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ta përfshijë Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane në Shkup Kate Marie Byrnes.

Biden ka biseduar me Ursula von der Leyen dhe ka shfaqur mbështetje për Unionin si partner i SHBA-së.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident mes dy veturave në autostradën Shkup–Tetovë10 November 2025
Janë vaksinuar afër gjysma e qytetarëve të rritur në Maqedoni, bëhet thirrje që të vaksonihen edhe të rinjtë 8 September 2021
OBRM-PDUKM thotë se me ligj do të kërkojë legalizimin e kriptovalutave duke hequr edhe TVSH-në23 July 2021