Nga Vendi
8 October 2021
Mickoski: Me Zaevin në krye të shtetit, BE është qëllim i largët

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në tubim në Makedonski Brod tha se me Zaevin në krye të shtetit, Bashkimi Evropian bëhet më i largët.

“Dje u bë e qartë nga mesazhet që i morrëm si shtet, se BE me Zaevin në krye të shtetit është qëllim i largët, ndërsa marrëdhëniet me Bullgarinë asnjëherë s’kanë qenë më të këquja”, tha Mickoski.

Mickoski po ashtu akuzoi Zaevin se në vend zgjidhjes së problemeve, a ka hapur një mijë probleme të tjera.

“Ai hapi 1000 probleme të tjera në momentin kur me guxim dhe në mënyrë të lehtë nënshkruante marrëveshje. Zaev i krijoi problemet me Bullgarinë dhe deklaronte se do të na anëtarësojë në BE”, tha Mickoski./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nisja e FSK-së drejt Gazës në dorën e SHBA-ve, vendimin e përcakton gjenerali amerikan22 April 2026
Populli i vuan urie, por Koreja Veriore ia jep 300.000 dollarë ndihmë Birmanisë17 June 2021
BE-së i bëhet thirrje që t’ia pezullojë fondet Hungarisë shkaku i korrupsionit 7 July 2021