Nga Vendi
12 October 2021
Bislimoski tregon se a do të ketë rritje të çmimit të rrymës?

“Ekziston problem me çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror në të gjithë Evropën, në periudhën e ardhshme mund të pritet që disa vende të përdorin prodhimin e tyre vendas për nevojat e tyre, por sërish do të ketë transaksione në tregun e energjisë elektrike dhe kjo do të funksionojë”.

Këtë e tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
Ai shtoi se në fushën e gazit natyror, nga ana tjetër, kur rritet furnizimi me gaz natyror nga Rusia, çmimi i gazit natyror do të stabilizohet lart e poshtë, dhe me këtë do të stabilizohet edhe çmimi i energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky nuk është problem vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Evropën dhe tashmë po merren masa për të stabilizuar situatën. Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, një gjë është e sigurt, nuk do të ketë rritje deri në fund të vitit”, tha Bislimoski.

Bislimoski sqaroi se në këtë moment edhe EMV së bashku me Qeverinë po ndërmarrin aktivitete për të siguruar thëngjill, në mënyrë që të stabilizohet çmimi i energjisë elektrike në vend dhe se ndihma do të zbatohet kryesisht për ekonominë dhe do të shpërndahet në mënyrën të barabartë për të gjithë konsumatorët në tregun e lirë.



Të ndryshme
Më shumë
Edi Rama: “S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar” – Kryeministri falenderon qytetarët për besimin14 May 2025
96 raste të reja dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni20 July 2020
ZYRTARE: Sergio Ramos largohet pas 16 vjetëve nga Real Madridi16 June 2021