ShowBiz
8 July 2021
Pamje: Ronaldo hap hotel të vetin luksoz edhe në Nju Jork, kaq kushton nata

Cristiano Ronaldo e ka hapur një hotel tw ri në Times Square në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventusi ka hotele edhe në qytetet si Madeira, Lisbonë dhe Madrid, me këtë të fundit që e hapi muajin e kaluar.

Ronaldo zgjodhi rrjetet sociale të mërkurën për të njoftuar se “Pestana CR7 Hotel” është hapur në Manhattan, që është i pari jashtë Evropës.
“Çfarë date magjike – 07.07, për ta prezantuar para jush hotelin tim të ri “PestanaCR7” në Times Sqaure, në Nju Jork”, shkroi Ronaldo në Twitter.

“Bëjeni rezervimin tuaj tani dhe zbulojeni hotelin më të mirë në vendin më të mirë në qytet”, shkroi ai.
Një natë qëndrimi këtë hotel kushton rreth 120 euro me zbritje për anëtarit e klubit Pestana.

 



Të ndryshme
Më shumë
Zaevi, Bytyqi dhe Hoxha në takim me vreshtarët nga Kavadari 8 September 2020
‘Kam qef femrat me karakter të fortë’, Donaldi i rrëfehet Beatrixës14 January 2022
Violetë Kukaj duket si 20-vjeçare me ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë25 October 2021