Nga Rajoni
13 October 2021
Vuçiq takon serbët e Veriut të Kosovës dhe kërcënon: Unë nuk jam si të tjerët, Serbia nuk është si dikur

Një takim është zhvilluar në Rashkë ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët e shkuar atje nga veriu i Kosovës.

Sipas mediave serbe, në fillim të takimit, Vuçiq tha se do të dëgjonte këdo që kishte diçka për të thënë.

Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.

Ndërsa njëri nga qytetarët ka “paralajmëruar” se “Ne duhet të mbrohemi, nëse ju nuk doni të na mbroni”.

Ndërkohë bëhet e ditur se takimi është “moderuar” nga Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, në fillim të takimit.

Ndryshe, para takimit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai kishte kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në Kosovë.

“Unë jam duke pritur të takohem me serbët nga Kosova. Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën”, ka thënë Vuçiq.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermania gjen zgjidhjen për të eliminuar maskat (FOTO)15 May 2020
Tayna shfaqet krah Black Coffee dhe Mahmut Orhan në Ibiza26 September 2026
Argjentinë–Angli, gjysmëfinalja që rikthen historinë dhe rivalitetin legjendar12 July 2026