Kuriozitete
15 May 2020
Gjermania gjen zgjidhjen për të eliminuar maskat (FOTO)

Teksa të gjitha vendet janë duke diskutuar hapjen e lëvizjes ato janë të shoqëruara gjithmonë edhe me masa të shtuara të mbrojtjes. Nuk janë të paktë ata që i konsiderojnë maskat si mjaft të bezdisshme ndaj 2 shpikës gjermanë nga Berlini kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’i zëvendësuar.

E kanë quajtur “iSphere” e krijuar me PVC një mbrojtëse ku mund të futësh vetëm kokën. Autorët janë Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique”. Një nga punët e tyre të mëparshme ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias.

Ata janë frymëzuar për krijimin e “iSphere” nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve ‘50 dhe ’60 që i shihnin si projekte utopike. Sfera do të kushtojë 24 euro dhe mund të bëhet edhe në kushte shtëpie për vetëm 30 minuta

.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e dytë pa asnjë të vdekur në Tetovë nga Covid-19 8 September 2021
Talibanët keqtrajtojnë qytetarët dhe mbajnë rendin me kallashnikovë, pamje nga Kabuli19 August 2021
Maqedonia pritet të strehojë rreth 400 afganë17 August 2021