Nga Vendi
15 October 2021
Filipçe: Analizat e shumta e konfirmojnë efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19

“Efikasitetin e vaksinave kundër Kovid-19 e vërtetojnë shumë analiza. Vaksinat mbrojnë nga një formë e rëndë e sëmundjes, nga hospitalizimet dhe rezultati me vdekje. Analizat e Ministrisë së Shëndetësisë përcaktuan se midis 79 dhe 81 për qind të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 janë të pavaksinuar”.

Kështu ka shkruar në faqen e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai thekson se hulumtimi i Civika mobilitas konfirmon se në këto tre muaj e gjysmë ka 14.500 më pak të infektuar, 4.595 më pak hospitalizime javore, vaksinimi e ka zvogëluar hospitalizimin midis 37,9 për qind dhe 46,5 për qind, ndërsa shpenzimet për hospitalizim në pesë javët e fundit nga vala e deltës janë më të ulëta për 2,8 milionë euro.

“Vaksinimi kundër Kovid-19 është i rëndësishëm dhe do të ndihmojë ta parandalojë pandeminë. Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, në mënyrë që do të përgatiteni të luftoni kundër virusit nëse i ekspozoheni atij. Kovid-19 mund të ketë komplikime serioze, të rrezikshme për jetën dhe nuk ekziston mënyrë që të mësohet se si do të ndikojë virusi tek ju. #Vaksinohu! Me vaksinën e mbroni veten, miqtë, familjen dhe i mbroni të tjerët rreth jush”, shkroi Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Qytetarët po e ndjenjë paaftësinë e kësaj qeverie23 September 2025
Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re13 September 2020
Trump reagon ndaj dëshmisë së Clinton për çështjen Epstein, Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion27 February 2026