Nga Vendi
4 April 2026
Reagime ndaj ligjit për arsimin e lartë, akuza për pabarazi ndaj universiteteve shqiptare

Propozim-ligji për arsimin e lartë ka nxitur reagime kritike, duke u cilësuar si një nismë që nuk sjell reforma, por thellon pabarazinë ndaj universiteteve shqiptare.

Në reagim theksohet se mungesa e garantimit të qartë të gjuhës shqipe në dokumentet universitare dhe financimi i pabarabartë e bëjnë këtë ligj të papranueshëm. “Kur një ligj nuk e garanton qartë gjuhën shqipe në dokumentet universitare dhe nuk e garanton financimin e barabartë, atëherë ai nuk është ligj reformues. Ai është ligj i pabarazisë”, thuhet në reagim.

Po ashtu, vihet në pah se universitetet shqiptare përballen me mungesë të stafit të rregullt dhe me vonesa të gjata në punësim, ndërsa ndarja e fondeve konsiderohet e padrejtë. “Studentët shqiptarë nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Gjuha shqipe nuk është privilegj, është e drejtë”, theksohet më tej.

Në fund, kërkohet tërheqja e menjëhershme e projektligjit dhe u bëhet thirrje përfaqësuesve politikë shqiptarë që të mos mbështesin miratimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
OKB: Bllokada në Ngushticën e Hormuzit rrezikon sigurinë ushqimore globale 1 October 2026
Sazani, ishulli që magjepsi Ivanka Trump: Mega resort prej 1.4 miliard eurosh në Shqipëri 2 June 2026
Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup18 July 2020