Nga Rajoni
16 March 2022
Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë

Një zyrtar policor ka vdekur. Policia ka informacione se i njëjti ka qenë në poligonin e qitjes me armë, raporton Express.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.Kryeprokurori tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia nuk ka informacione tjera perpos që ka qenë në poligon të gjuajtjes. Prokurori ka dal në vendin e ngjarjes. Informacionet janë se (viktima) është polic”, tha Ujkani për Express.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e vdekjes. Policia nuk është deklaruar akoma për rastin.

Express do të ju mbajë të informuar./gazeta express



Të ndryshme
Më shumë
Nedellkov: Digjitalizimi është punë e mirë, por librat nuk duhet të ndalohen për përdorim13 October 2021
Takat dëmtojnë shtyllën kurrizore, fizioterapistja tregon cilat këpucë duhet të zgjidhni17 July 2026
236 shkelje trafiku në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë22 July 2021