Nga Vendi
18 October 2021
Tetovë, ja nga sa këshilltarë kanë fituar partitë politike

Nga të gjitha vendvotimet e përpunuara, në listën për këshilltarë komunal në Komunën e Tetovës, më shumë vota ka marrë BDI edhe atë 10.114.

Ndërsa më pas Lëvizja Besa 8.367 vota, VMRO-DPMNE është e treta me 4.062 vota, kurse e katërta është lista e ASH – AAA me 3.912 vota.

Rezultat të mirë në këto zgjedhje kanë shënuar edhe iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, të cilët kanë marrë gjithsej 2.842 vota.
Pas tyre është LSDM dhe 2 672, PDSH me 2 526 vota, TDP me 957, E majta me 907 dhe VMRO Popullore me 483.

Sipas këtyre votave, BDI do të ketë 10 këshilltarë në Këshillin komunal, Lëvizja Besa 8, VMRO dhe ASH nga 4, iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” dhe PDSH nga 2 këshilltarë dhe TDP 1 këshilltarë, informon portali “tetova1”.

Që do të thotë se gjatë 4 viteve të ardhëshme do ketë kombinatorika të ndryshme se kush do ta udhëheq këshillin komunal në Tetovë.
Njëra mundësi është që BDI të udhëheq në koalicion me disa nga partitë dhe mundësia tjetër është Lëvizja Besa me disa parti tjera.

/tetova1/



Të ndryshme
Më shumë
Nëse jetoni në këtë fshat mund t’i fitoni 33 mijë euro24 August 2021
Vdes një person në aksident trafiku afër mbikalimit në Inxhikovë29 June 2020
Toshkovski: Solidariteti dhe bashkëpunimi institucional ishin kyç në përballimin e tragjedisë në Koçan14 March 2026