Nga Rajoni
11 July 2020
Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit

Policia e Shtetit shqiptar ka njoftuar se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, është e lirë. Ndërsa, me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

Sipas Policisë, me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

“Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve. Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ?shtë i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi”, thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në RMV: 9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia15 October 2025
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021
Kurti dhe Spiropali dakordohen për hekurudhën Gjakovë–Shkodër, prioritet strategjik i mandatit25 February 2026