Nga Rajoni
12 April 2026
Non-paper-i për Protokollin me Bullgarinë hap dilema të reja për procesin eurointegrues

Iniciativa e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, për të sqaruar paqartësitë rreth Protokollit me Bullgarinë ka rikthyer debatin mbi ndikimin e tij në procesin eurointegrues të vendit. Në një non-paper të dërguar eurodeputetëve, ai kërkon mbështetje për amendamentin 108, duke ngritur shqetësime për natyrën dhe përmbajtjen e protokollit të dytë.

“ Nëse Protokolli përmban kushte identitare-politike, interpretim të historisë, klasifikim gjuhësor, përmbajtje të teksteve shkollore, kjo mund të jetë në konflikt me mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase”, theksoi Waitz, duke shtuar se raste të tilla nuk janë parë te vendet e tjera kandidate.

Megjithatë, ekspertët nuk presin që kjo nismë të sjellë ndryshime të menjëhershme. Simonida Kacarska vlerëson se procesi për të sqaruar rolin e protokollit është kompleks dhe afatgjatë, duke theksuar se “çështja e ndryshimeve kushtetuese nuk do të preket nga një vlerësim i mundshëm i efektit juridik të protokollit”.

Ajo nënvizoi se fokusi duhet të jetë tek puna e Komisionit të historisë, ku sipas saj ekzistojnë paqartësitë më të mëdha për interpretimet.

Ndërkohë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u shpreh se interpretimi i protokolleve kërkon qasje fleksibile, duke deklaruar se “kreativiteti ndonjëherë është i domosdoshëm dhe mund të ketë interpretime të ndryshme të protokollit”.

Pas publikimit të dokumentit, edhe Iliana Iotova zhvilloi takime me eurodeputetët bullgarë, duke kërkuar koordinim më të madh për mbrojtjen e qëndrimeve të Sofjes në këtë proces.



Të ndryshme
Më shumë
Tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë…Prokuroria me njoftim mbi gjetjet në Batincë28 May 2025
"Jam historia veç me tri shkronja", Gold AG me imazhin e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në marshin për Liri12 September 2026
Kjo zonjë është gruaja e Rifat Jasharit19 September 2026