Nga Vendi
20 October 2021
Maqedoni: Në KSHZ janë dorëzuar 13 ankesa për zgjedhjet lokale

13 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

LSDM ka dorëzuar katër ankesa, OBRM-PDUKM tre, ndërsa koalicioni ASH-AAA kanë dorëzuar gjashtë ankesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM gjithashtu ka dorëzuar dy ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e heshtjes zgjedhore.

KSHZ për këto ankesa do të caktojë seancë, në të cilën do t’i shqyrtojë dhe do të sjellë vendim për të njëjtat./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Magyar: Do të hiqet kufizimi i Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët14 September 2026
Ndahet nga jeta “nëna e telenovelave”, Kasandra 2 July 2021
Gjashtë vi ktima dhe 37 raste të reja me Covid në Maqedoni 7 September 2020