Nga Vendi
20 October 2021
Taravari: Aleanca mbështet VMRO-DPMNE në Bërvenicë

Aleanca për shqiptarët në rrethin e dytë pritet që të mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së në komunën e Bërvenicës, kështu ka deklaruar sekretari gjeneral i kësaj partie, Arben Taravari.

“Pasi ne kemi edhe partner koalicioni, me të cilin duhet patjetër të ulemi t’i koordinojmë qëndrimet, kështu që brenda këtyre dy tre ditëve ma merr mendja se do të kemi qëndrime partiake, të cilat do të merren në organet partiake. Ne kundërshtar politik e kemi BDI-në dhe çdo kandidat që nuk është i BDI-së mendoj se si opozitë shqiptare duhet ta përkrahim atë kandidat duke i përfshirë të gjitha komunat pa përjashtim”, ka thënë Taravari.

Ndryshe në komunën e Bërvenicës gara zhvillohet mes kandidatit të VMRO-së, i cili ka mbështetjen nga Aleanca për Shqiptarët, dhe kandidatit të pavarur Enver Pajaziti.



Të ndryshme
Më shumë
Shuhet aktori italian Remo Girone 4 October 2025
Sot pritet të arrijë grupi i parë i afganëve në Maqedoni20 August 2021
U arrestua me këngëtaren Elsa Lila, kush është boksieri i njohur shqiptar që trafikonte drogë në Itali16 March 2022