ShowBiz
25 September 2026
Egzon Sahiti prek me fjalët për Laurent Krasniqin

Egzon Sahiti ka kujtuar me dhimbje mikun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sahiti ka ndarë një mesazh të publikuar nga një qytetar, ndërsa ka shprehur edhe vetë dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

"Vëllaçko dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve por kemi nevojë si popull për buzëqeshjen e juve. Ishalla bashkohemi në xhenet me Laurentin", shkruhej në mesazhin e dërguar nga ndjekësi.

“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar Sahiti.

Kujtimi i tij vjen pas aksidentit tragjik, në të cilin Krasniqi humbi jetën, duke lënë pas familjarë, miq dhe të afërm të pikëlluar.

 



Të ndryshme
Më shumë
“Drejtësia” për spitalin modular në Tetovë: Reagim publik nga kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu25 December 2025
KOMPLEKSI I INFERIORITETIT DHE KRIZA E IDENTITETIT Nga Merxhan JAKUPI 3 August 2020
Karburantet shtrenjtohen sërish në Maqedoninë e Veriut, rriten çmimet e benzinës dhe naftës16 March 2026