Nga Rajoni
25 October 2021
Analistja franceze thotë se Kosova është “kolonizuar” nga shqiptarët dhe është e serbëve

Analistja franceze Marion Marechal që drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, ka dhënë disa komente të pabaza në një televizion francez.

Duke komentuar ardhjen e madhe të myslimanëve në Francë, nga shtetet që dikur ishin të pushtuara dhe sunduara nga vetë Franca, Marechal ka thënë se kjo mund të ndryshojë historinë e shteteve.

Gjatë argumentimit të mendimit të saj, ajo ka thënë se Kosova është vend historikisht ortodoks serb, por që është “koloninzuar” gjatë viteve nga shqiptarët “myslimanë”.

“Është demografia ajo që bën histori, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend ortodoks kryesisht serb është kolonizuar për dekada nga shqiptarët myslimanë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Kjo deklaratë e saj, përveç që nga ana logjike nuk ka kuptim, nuk ka as bazë historike.

Së pari, shqiptarët nuk kanë qenë myslimanë gjatë viteve para pushtimit osman dhe përkundrazi kanë pasur një shumicë dominuese të krishterë. Dhe së dyti, ishin serbët ata që u munduan të kolonizojnë Kosovën gjatë viteve 90-ta me politikat shoviniste të spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit.

https://twitter.com/i/status/1447234425658515471



Të ndryshme
Më shumë
Boki 13 padit funksionarë dhe ish funksionarë26 June 2020
Autobusi me nxënës bllokohet në Zvërnec, nuk ka të lënduar26 April 2026
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-1919 July 2020