Nga Vendi
26 October 2021
Maqedoni: Sot nis pagesa e pensioneve për muajin tetor

Qeveria në mbledhjen e fundit u ka rekomanduar bankave që të nisin pagesat e pensioneve për muajin tetor nga sot (e mart/26-10.2021).

Pensionistët që përdorin kartela, ndërsa kanë pension deri në 11 mijë denarë do të mund ta marrin pensionin të sot, ndërkaq pensionet deri në 14 mijë denarë do të paguhen të mërkurën.

Të enjten do të paguhen pensionet deri në 18 mijë denarë, ndërsa të premten, me 29 tetor do të paguhen pensionet mbi 18 mijë denarë.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovë 73 raste të reja me covid-19, shëruar 63 2 July 2020
Studimi i ri thotë se COVID-19 është më i zakonshëm te kafshët shtëpiake 1 July 2021
Prezantuesja shqiptare zbulon si humbi 20 kilogramë18 August 2021