Nga Vendi
19 October 2026
BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se kalimi në raund të dytë i kandidatit të tyre për kryetar në Bërvenicë, Arkin Jahiji, është është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e rëndësisë së angazhimit të vazhdueshëm për përfaqësim dinjitoz, zhvillim lokal dhe institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.

"BDI shpreh mirënjohje dhe faleminderime për çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor dhe për të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit. Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë".

"Ne mbetemi të përkushtuar që, së bashku me qytetarët, të vazhdojmë angazhimin për një përfaqësim të drejtë dhe për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën", thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion23 September 2025
Lëvizja BESA: Jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit23 July 2021
Mbi 175 mijë mërgimtarë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni30 March 2021