Nga Vendi
26 October 2021
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka shënuar rritje brenda pesë ditëve

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 6.187, ndërsa ka shënuar rritje në krahasim me javën e kaluar.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, gjysma e rasteve aktive janë në Shkup (3.190). Ndërsa numër të lartë të të infektuarve ka në Kumanovë (446), Veles (309) dhe Prilep (245).

Numra treshifrorë kan edhe Shtipi (198), Kavadari dhe Ohri me 190, Koçani (151), Strumicë (143), Tetova (104), Kriva Pallanka (111).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, numri i të vdekurve është 7.062.

Dje janë regjistruar 135 raste të reja, pra 9 për qind e të testuarve.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.366.002 testime të Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Janjiq: Është e mundur që studentët ta mposhtin Vuçiqin, e çuditshme, por Kosova s’ishte tema kryesore e fushatës24 October 2026
Shkronjat e UÇK vendosen në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës21 June 2021
Ronela Hajati tregon se për çfarë i lutet Zotit22 June 2021