Nga Vendi
27 October 2021
Kasami për menaxhimin e mbeturinave: Ka pasur marrëveshje korruptive me deponinë Drisla

Kandidati i Lëvizjës Besa, për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në “Programi 200”, ka thënë se menaxhimi i mbeturinave vazhdon të jetë problem në këtë komunë, ku përveç të tjerash ai ka thënë se ka pasur marrëveshje korruptive me deponinë Drisla, shkruan Alsat.

Sipas tij, persona të afërt me kryetaren aktuale të Tetovës, kanë qenë të përfshirë në këto marrëveshje të cilat e kanë dëmtuar me shuma milionëshe ndërmarrjen komunale.

Kasami, ka thënë se plani i tij është që të sigurojë një fabrikë të reciklimit dhe sipas tij, kjo do ta ulë ndjeshëm koston e menaxhimit me mbeturinat.

“Ne ofrojmë në secilin bllok banesor dhe në bulevarde kryesore të ketë kontenjerë nëntokësor, ku nga qytetari do të bëhet selektimi i mbeturinave, me cka do të ulet ndjeshëm sasia e mbeturinave që do të duhet të deponohet në deponitë aktuale, ku ne sigurojmë një fabrikë të reciklimit me të cilën do të bëhet selektimi i mbeturinave tjera të cilat vijnë nga qytetarët dhe kjo do të ulë ndjeshëm koston e menaxhimit me mbeturinat”, u shpreh Kasami.



Të ndryshme
Më shumë
"Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit15 November 2026
Arben Taravari nderon 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari 5 March 2026
Të shtëna në Tetovë gjatë mëngjesit, dëmtohet shtëpia dhe një automjet 8 August 2026