Nga Vendi
31 October 2021
Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev në konferencë për shtyp uroi kundërshtarët politik në këto zgjedhje.

“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, tha Zaev duke shtuar se ai personalisht merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Sipas tij, në qeverisjen e tyre kanë anëtarësuar Maqedoninë e Veriut dhe kanë përbashkuar popullin në vend, ndërsa fitues në disa komuna janë njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak13 October 2026
Në Vatikan, Osmani vlerësohet me Çmimin “Bonifacio VIII” për kontributin në paqe14 December 2025
Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve23 October 2025