Nga Rajoni
5 March 2026
Kuvendi shkarkon Ballukun dhe Spiropalin, miratohen ministrat e rinj të qeverisë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke votuar shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e zëvendësuesve të tyre.

Deputetët votuan shkarkimin e Belinda Ballukut me 85 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. Po ashtu, u miratua edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë u votua edhe shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili u miratua me 81 vota pro dhe pa vota kundër apo abstenime.

Pas këtyre vendimeve, Kuvendi miratoi edhe ministrat e rinj të qeverisë. Ferit Hoxha u votua ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota pro. Besfort Lamallari u miratua ministër i Punëve të Brendshme me 83 vota pro dhe 4 kundër.

Ndërkohë, Ermal Nufi u miratua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa Toni Gogu u votua ministër i Drejtësisë me 83 vota pro dhe 5 kundër.

Gjithashtu, Enea Karakaçi u miratua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa Erjona Ismaili u votua ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota pro dhe 4 kundër.



Të ndryshme
Më shumë
Liderët e partive shqiptare 15 vjet pa debat, Sela ka pranuar, pritet fjala e Ahmetit?!22 September 2021
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi: Sa larg shkoi Gjykata Speciale, atë nuk e bëri as Prokuroria19 September 2026
Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë26 November 2021