Nga Rajoni
10 March 2022
Fjalët e Ramës nuk qetësojnë askënd/ Bllokohet Unaza e Vogël në të dyja krahët

Qytetarët e mbledhur përballë kryeministrisë janë shpërndarë, ku fillimisht kanë bllokuar Unazën e Vogël në të dyja krahët.Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.

Protestuesit me ç’duket nuk janë bindur nga fjala e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se duke filluar nga nesër shteti do të ndërhyjë tek kompanitë e tregtimit të naftës në vend, për të caktuar një marzh shumë të vogël fitimi, në mënyrë që të shmangen abuzimet dhe të mbrohen konsumatorët.

Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.



Të ndryshme
Më shumë
Nga Adelina e Leonora, te Tayna e Dafina – grindjet mes vajzave të estradës ndër vite22 July 2021
Hedh divanin nga dritarja, për pak sa nuk vret fqinjën21 June 2021
Tre të lënduar në aksidentin në fshatin Çajle27 December 2020