Nga Rajoni
10 March 2022
Protesta në gjithë Shqipërinë, qytetarët bllokojnë edhe “Rrugën e Arbërit”

Përveç Rrugës së Kombit, apo në autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët kanë bllokuar edhe Rrugën e Arbërit. 

Dhjetëra banorë të Bulqizës, Burrelit e Peshkopisë kanë kundërshtuar rritjen e beftë të çmimeve.

Ata janë grumbulluar në Rrugën e Arbërit dhe e kanë mbajtur të bllokuar atë për disa minuta. Disa nga protestuesit kanë fikur mjetet në trasenë e rrugës dhe i kanë braktisur ato. Drejtues të Komisariatit Bulqizë u kërkuan organizatorëve ta lirojnë rrugën pasi bllokimi i saj është vepër penale. Pati momente konfrontimi fizik mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Ribalancim i ri sepse nuk ka para për paga dhe pensione, po vijnë borxhe të reja për qytetarët 8 October 2026
​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues16 September 2026
BDI: Më shumë para për komunat tona24 September 2021