ShowBiz
14 March 2022
“Kam gjithçka që më nevojitet”, Trixa shijon jetën e natës

Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të komentuara për muaj të tërë.

Ajo bëri bujë të madhe, me lidhjen e krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”.

Por ajo vazhdon e komentohet edhe pas përfundimit të këtij spektakli.

Madje ajo morri të gjithë vëmendjen drejt saj pasi konfirmoi ndarjen nga Donaldi. 

Edhe pse ka shmangur paraqitjet televizive, Beatrix është mjaft aktive në rrjetet sociale e të cilat zgjojnë kureshtjen e fansave të saj.

Këngëtarja ka postuar imazhe të reja në profilin e saj të Instagramit, ku shihet tejet në formë.

Trixa mbrëmë ka shijuar natën argëtuese në një nga klubet e natës.

“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të më nevojitet ndonjëherë”, ka shkuara Beatrix në mbishkrimin e fotografive të postuara.

Si duket ajo ka marrur veten shumë shpejt pas ndarjes nga Donaldi.



Të ndryshme
Më shumë
A do ta përkrahë LSDM kandidatin e BDI në Kërçovë? Ja si përgjigjet Zaev23 August 2021
Ademi mesazh Jeton Shasivarit: Të fala, ministër, nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë13 October 2026
Laert Vasili: Amerika të ndërhyjë menjëherë për ta rrëzuar këtë gjyq, që u bë njësoj si në kohën e Enver Hoxhës me dëshmitarë anonimë17 September 2026