Nga Rajoni
18 March 2022
Milaim Zeka: 1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante

Arrestimi i këngëtares, Elsa Lila, në mesin e 13 personave, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës ka sjellë reagime të shumta.

Në mesin e tyre së fundi ka reaguar edhe gazetari i mirënjohur, Milaim Zeka.

Përmes një statusi në Facebook Zeka e ka konsideruar Elsën njeri fantastik dhe artiste brilante.

“1000 here me burgos, 2000 here me denu, për mu, Elsa Lila mbetet njeri fantastik, artiste brilante. Vetem kafsheria mediatike shqiptare te dënojnë, fyejnë e persekutojnë, me keq se sa prokuroret taliban!”, ka shkruar Milaimi bashkangjitur me një fotografi të Elsës me vajzën e saj./kosovarja



Të ndryshme
Më shumë
Kosova voton: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 mbi 28%28 December 2025
Pas vdekjes së motrës, Sevdai Radogoshi-Qumili reagon me një mesazh prekës20 November 2026
Një pankartë që preku zemrat: “Jam këtu për fëmijët neurodivergjentë”15 June 2026