Nga Rajoni
15 June 2026
Një pankartë që preku zemrat: “Jam këtu për fëmijët neurodivergjentë”

Një nga pankartat më domethënëse të protestës ishte ajo me mesazhin “Jam këtu për fëmijët neurodivergjentë”, e cila solli në qendër të vëmendjes sfidat me të cilat përballen çdo ditë fëmijët dhe familjet e tyre. Përmes saj u kërkua mbështetje konkrete për nevojat bazë dhe shërbimet e domosdoshme që u mundësojnë një jetë me dinjitet.

Në pankartë theksohet se “Prindërit po bëjnë çfarë është e drejtë për fëmijën”, ndërsa kërkesat përfshijnë mbështetje për kredinë ose qiranë, terapitë, mjekimet, mësueset ndihmëse, si dhe vlerësimet dhe rivlerësimet. Mesazhi përmbyllet me thirrjen: “Ah po! Dhe për të jetuar një jetë me dinjitet!”, duke përcjellë kërkesën për më shumë përkujdesje institucionale dhe mbështetje për fëmijët neurodivergjentë dhe familjet e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
152 raste të reja me Covid-1926 July 2020
Cfarë po ndodhe në tetove? Cfarë po përgatit Forumi Rinor i BDI-së 9 July 2020
Jahjaga në Forumin e Katarit: Serbia duhet ta njohë Kosovën, kaq thjeshtë përmirësohen raportet24 June 2021