Nga Vendi
14 July 2020
Në Dibër dhe Qendër Zhupë sot do të votojnë 33 persona

Në Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e tyre të votës duhet ta realizojnë 33 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Sipas kryetares së Komisionit Zgjedhor Komunal, Elmira Bakalli, në komunën e Dibrës do të votojnë 29 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, aq edhe sa janë paraqitur.

Në Komunën Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nesër në komunën Dibër do të votohet në 27 vendvotime ndërsa në listën e vetme votuese janë regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit presidenciale dhe të jashtëzakonshme për kryetar komune, të mbajtura vitin e kaluar, në listën e vetme zgjedhore në Dibër tani janë regjistruar 190 votues më shumë.

Në komunën Qendër Zhupë krahasuar me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar numri është më i madh për 108 votues.



Të ndryshme
Më shumë
Vjosa Osmani pret Elisa Spiropalin, theksohet uniteti strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë25 February 2026
Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare26 November 2021
NATO ofron ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut 3 August 2021