ShowBiz
25 March 2022
Noizy paralajmëron diçka të madhe në gusht, për çfarë bëhet fjalë?

Noizy është padyshim një nga artistët më të suksesshëm dhe gjithnjë bën bujë me daljet e tij publike apo me pjesëmarrjen në koncerte.

Së fundmi përmes disa Instastory ai ka lajmëruar se një projekt “gjigand” do të vijë në muajin gusht të këtij viti.

“Koncerti i madh do të mbahet në gusht. Kapacitet, minimumi 30 mijë veta” – shkroi rreperi.

Me siguri ndjekësit e Noizy-t do ta mirëpresin këtë organizim, që ende nuk dihet se ku do të realizohet.

 

Sa i përket projekteve të reja, kujtojmë që reperi solli muajin që kaloi këngën “Dhimbje” ndjekur më pas me “Chicken Dinner”.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria cakton burg prej 48 orësh për Dardan Krivaqën24 August 2021
Zekolli me apel drejtuar LSDM-së për Zaevin: Anuloni budallallëkun para se t’ju tërheq në një pus!30 June 2020
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve vazhdon gjykimi për rastin në diskotekën “Puls”29 December 2025