Nga Vendi
11 April 2022
U largua me sherr nga ‘Portokallia’? Flor Binaj flet hapur dhe nxjerr prapaskenat

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj ka folur për largimin e tij nga ‘Portokallia’ dhe mundësinë e angazhimit në politikë. 

Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa, Binaj foli dhe për rolin e tij si baba i tre fëmijëve dhe jetën jashtë ekranit.

“Ka qenë një ndërthurje betejash, sprovash, momente gëzimi, momente hidhërimi, momente dështimi. Unë nuk kam qenë kaq i mirë sa jam tani, askush nuk ka lindur i ditur, ka qenë një udhëtim që më ka mësuar shumë, kam pasur rreth meje njerëz që më kanë mbështetur, një prej tyre është Agron Llakaj që ka pasur besim te unë që prej fillimit, por ka pasur dhe njerëz që nuk më kanë mbështetur dhe unë sërish dua t’i falënderoj sepse më kanë bërë më të fortë.

 

Largimi ka ardhur natyrshëm, sepse shumë gjërave nuk pati vullnet për t’i dhënë zgjidhje. Nuk dua të zbuloj detaje, por këto ‘gjëra’ nuk ishin teka por ‘gjëra’ që ligji shqiptar dhe ai ndërkombëtar i njeh. Unë habitem si në kohën e diktaturës të njiheshin të drejtat dhe sot në demokraci nuk njihen. Ikja ime nga ‘Portokallia’ nuk ka lidhje me protestat, as me drejtuesit, nuk kam pasur as presion nga qeveria, asgjë. Ka të bëjë vetëm me çështjen e të drejtave të autorit për të cilën do flas në një moment tjetër”- u shpreh aktori Florjan Binaj. 



Të ndryshme
Më shumë
Violetë Kukaj duket si 20-vjeçare me ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë25 October 2021
MPB: Ndalohet 30-vjeçari që gjuajti me armë në Çair27 October 2025
ASH-AAA do ta largohet gjatë votimit të Xhaferit21 August 2020