Nga Vendi
11 July 2026
Venera Azizi: Srebrenica mbetet një plagë që nuk shërohet kurrë

Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor në Çair, kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Ajo nderoi kujtimin e mbi 8.300 personave të pafajshëm që humbën jetën më 11 korrik 1995, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe angazhimit për paqe e drejtësi. "Ka plagë që nuk shërohen kurrë, ka dhimbje që nuk harrohen kurrë. Më 11 korrik 1995, në Srebrenicë, mbi 8.300 jetë të pafajshme u shuan në mënyrën më mizore", deklaroi Azizi. Ajo theksoi se kujtimi i viktimave të Srebrenicës mbetet një plagë e rëndë në kujtesën kolektive dhe një thirrje e përhershme për paqe, drejtësi dhe njerëzi.



Të ndryshme
Më shumë
8 milion rrufe në ditë godasin Tokën, ngrohja globale ndikim tek to 1 July 2021
Bexheti: BDI në rritje, VLEN në rënie, “Konstanca jonë po shpërblehet”24 February 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut13 August 2021