Nga Bota
28 January 2024
Qeveria e Talat Xhaferit/ 10 shqiptar, 8 maqedonas

Qeveria e re e Talat Xhaferit përpos që do të jetë historike nga pesha se si shqiptarët arritën ti thjenë barierat se në këtë shtet meritojnë hisen e tyre, ajo do të mbahet mend edhe nga numri i ministrave shqiptar, përcjell TS. Në këtë qeveri në krye me Talat Xhaferin janë edhe 9 ministra shqiptar ndërsa 8 janë maqedonas.

Pas fotografisë së përbashkët, kryeministri i ri, Talat Xhaferi tha se sot u përmbush ëndrra për kryeministër i parë shqiptar.

 

!Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar!

Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat !  

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0br1dZ1X4hCEA3UNJUC2n5gy3gXUgG7fFMKjAVAYxucoYvFubUjgMpsjYvzWCMADbl&id=100044639310154

Urime Qeveria!! ka shkruar kryeministri Xhaferi./TS/

 



Të ndryshme
Më shumë
Kadriu kërkon ligj të veçantë për Gjykatën Kushtetuese dhe votim me shumicë cilësore13 March 2026
Shengyl Ismaili reagon sërish: Mos qofsh femër e pavarur e “mother fuc***” në Kosovë, se kërkush nuk t’don26 August 2021
Publikohen 4 kushtet e Beogradit për t’u kthyer në dialog: Asociacioni dhe policia të shkojë në veri me miratim të serbëve23 September 2021