Nga Rajoni
30 April 2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Jozefina Topalli: Vota e diasporës do të bëjë ndryshimin historik

 

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka shprehur besimin e saj të fortë se diaspora do të japë një goditje të fuqishme keqqeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se kjo është edhe arsyeja që shumë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria.

“Diaspora do të bëjë rrotacionin e madh, ndryshimin historik, në një akt të thellë drejtësie ndaj vetes dhe kombit. Shqiptarët po votojnë masivisht, dhe kjo duket nga mesazhet që ata dërgojnë. Po e themi se viti i diasporës është më shumë se një thënie, sepse ata do të bëjnë ndryshimin e thellë,” -  tha Topalli.

Topalli shprehu disa shqetësime të ngritura nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe bëri thirrje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të veprojë menjëherë për t’u dhënë mundësi atyre që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Ajo theksoi se disa shqiptarë jashtë Shqipërisë kanë marrë zarfe nga DHL për t’i dorëzuar votat, por logjistika e dorëzimit ka dështuar në disa raste, duke penguar procesin.

“Kërkoj që KQZ të kërkojë nga DHL të përmbushë kriteret ligjore dhe logjistike, pasi mosrespektimi i afateve dhe thyerja e ligjit cënon rëndë të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë,” - tha ajo.

Topalli theksoi se diaspora është një faktor kyç në ndryshimin politik në Shqipëri, duke pritur një angazhim të fortë nga ata që do të ndikojnë në rezultatet zgjedhore të ardhshme.



Të ndryshme
Më shumë
Byrnes: Qëllimi ynë kryesor është ta shohim Maqedoninë e Veriut tërësisht të integruar në BE14 October 2021
Arjanit Hoxha nga Besa komenton fotografinë mes Kasamit dhe Avdiut23 September 2021
Berisha: Shqipëria në “vendnumëro” drejt BE-së, bllokohet raporti kyç për negociatat31 March 2026