ShowBiz
1 May 2025
Danja Koka do të prezantojë këtë emision në TCH

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë reality show, si dhe planet e saj të ardhshme tani pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…

Si të ka shërbyer kjo eksperiencë në BBV?

Më ka shërbyer perfekt. Aty e kam dhënë dashurinë me shumë banorë të shtëpisë. Kam qenë më e mirë seç duhet, nuk jam për Big Brother. Nuk kam dëshirë të mërzis dikë. Por aty është intensive, do apo nuk do, do mërzisësh dikë.

Ke ndonjë angazhim së shpejti?

Shumë shpejt. Është një projekt i fondacionit Dritan Hoxha, “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Jam e nderuar të jem pjesë dhe për ftesën që më bënë. Është një projekt që ka shërbyer si mozaik për të përmbledhur dhe për të sjellë në Shqipëri talente të fushave të ndryshme të botës së artit, kudo ku jetojnë shqiptarë. Është një projekt që ka zbuluar talente në botën e artit, në këngë, balet, vallëzim dhe janë performues të mrekullueshëm. Një mozaik që do të vijë në Shqipëri për gjysmëfinale dhe finalen, janë gjithsej 22 gjysmëfinalistë që vijnë në Tiranë dhe është një garë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë jam moderatore. Juria do të japë vlerësimet maksimale për performancat më të mira. Nga ana tjetër edhe publiku ka mundësinë që të votojë për atë që pëlqen më shumë, në website-in e Top Channel.

Përveç votave nga juria, do t’i bashkangjiten edhe votat e publikut dhe ai do të jetë ylli i diasporës shqiptare. Jam e lumtur sepse ky projekt hap siparin për një kapitull të ri për mua. Jam e nderuar. Kam një dashuri për televizonin. Është një hap shumë i rëndësishëm. Kemi pak ditë që kemi nisur punë për gjysmëfinalen dhe finalen. Do të mrekulloheni, janë performanca të shkëlqyera dhe talente të jashtëzakonshme.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon vëllai i Dardan Krivaqës, distancohet nga ai dhe kërkon dënim meritor për të24 August 2021
BDI: Shteti po largohet nga vlerat evropiane, po bëhen punësime pa barazi dhe pa transparencë 5 July 2025
Në ora 15 Ademi dhe Filipçe kumtojnë vendimin për vitin shkollor18 August 2020